Ballkani Perëndimor, Shqipëria e para për vdekjet, e fundit për lindjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Mars 2021, 19:19
Shqipëria është shteti i rajonit me numrin më të lartë të vdekjeve dhe i fundit sa i përket lindjeve.
Shifrat janë publikuar nga Radio Evropa e Lirë dhe i referohen vitit 2020.
Sipas të dhënave të Agjensisë së Statistikave, Shqipëria ka patur një rritje të vdekshmërisë me 25,8% duke lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, raporton Ora News.

Sa i përket lindjeve, Kosova rënditet e para, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë. Ndërsa Shqipëria rënditet e fundit me një rënie prej 1.7%.

Lexo edhe: Pandemia tkurr popullsinë, bie lindshmëria