Tiranë, shkëndija elektrike shkrumbon mjetin në Tufinë

Një automjet është shkrumbuar nga zjarri në orët e paradites së sotme në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Tufinës.

Dyshohet se shkak për djegien e makinës është një shkëndije elektrike në mjet.

Zjarrfikëset kanë shuar flakët në mjet por pa mundur të shpëtojnë gjë prej saj.