Masakruan 23-vjeçarin në tallava, pas vitesh dalin kamerat: Si u vra Marsel Osmani, arrestohet i treti

Një 33-vjeçar është arrestuar për vrasjen e 23 vjecarit Marsel Osmani, rreth 5 vite më parë në një lokal talllavaje në fshatin Dishnicë.  Në pranga është Angel Miçani, i cili e çon në tre numrin e personave të akuzuar, pasi më herët janë arrestuar Olsi Zyberi dhe Llazar Dine.

Një 33 vjeçar është arrestuar si bashkëpunëpunëtor në vrasjen e 23 vjeçarit Marsel Osmani, rreth 5 vite më parë pranë një lokal në Dishnicë.

Në pranga është Angel Miçani, i cili e çon në tre numrin e personave të akuzuar për krimin.

Policia e Korcës thotë se zbatoi një vendim të gjykatës së Korcës që ka caktuar për 33-vjeçarin masën e sigurisë arrest me burg "Plagosja e rëndë me dashje" me pasojë vdekje, kryer në bashkëpunim.

“Dënim maksimal, më morën dritën e syrit”, e ëma e Marsel Osmanit gjen paqe pas arrestimit të autorit të tretë të vrasjes

Më herët ishin arrestuar Olsi Zyberi, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarje dhe Llazar Dine, punonjës i sigurisë por në vazhdimësi nëna e të riut Osmani e kishte konsideruar drejtësi të munguar.

Tre personat e arrestuar akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin fillimisht dhunuan në mënyrë barbare të riun pas një sherri të nisur brenda ambienteve të lokalit me muzike live.

Sipas dëshmive të kohës, shkak për sherrin që degradoi në vrasje u bë një femër, ndërsa viktima ishte nën efektin e alkoolit dhe lëndëve të dyshuara narkotike.

Sherri nisi mes Osmanit dhe pronarit të tallavasë, Olsi Zyberi brenda ambienteve të lokalit, dhe u zhvendos jashtë tij.

Sipas kamerave të sigurisë u përfshinë edhe badigardi Llazar Dine, Angel Milçani, tashmë i arrestuar dhe një tjetër person i identifikuar Genci Rustemi.