Duka: Rama është shkëputur nga realiteti, pas 8 vitesh thotë jam në hapat e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2021, 23:08
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kryetari i Partisë Ambientaliste Agrare Agron Duka u shpreh se Rama komunikon me njerëzit si arrogant dhe mburravec, duke lavdëruar vetë.
Duka: Qytetarët nuk e njohin kryetarin e bashkisë së Durrësit. Rama komunikon me njerëzit si arrogant dhe mburravec. Si mund t'u thuash shqiptarëve që lum ata se kanë Edi Ramës kryeministër. Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë në botë që të lavdërosh veten tënde.
Ai e përmend disa herë kjo gjë dhe kjo është një shkëputje nga realiteti. U ka ndodhur edhe udhëheqësve komunistë kjo. Ai ju drejtua Durrësit duke thënë se është në hapat e para pas 8 vitesh. Kjo është tallje!