Aksidenti i rëndë në Dajç, vinçi largon kamionin nga Benzi, identifikohet viktima

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Dajçit.

Ora 22:06/ Policia ka bërë të mundur identifikimin e viktimës nga aksidenti i rëndë. Mësohet se ka humbur jetën Eduard Grishaj, 55 vjeç, banues në Shkodër.

Grishaj ishte drejtues i mjetit tip "Benz", i cili depërtoi nën kamion.

Ora 21:28/ Pas më shumë se një orë është bërë e mundur largimi i veturës nga kamioni. Mendohet se shoferi i automjetit ka ndërruar jetë. Ende nuk dihet identiteti i tij.

Sakaq po punohet për nxjerrjen e viktimës nga mjeti.

"Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ,në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Dajçit ", mjeti tip "Benz" është përplasur me mjetin kamion, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip "Benz" ende i paidentifikuar ", njofton policia.

Drejtuesi i kamionit T.M.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Lezhë për veprime të mëtejshme.

Ora 20:38/Mësohet se një automjet është përplasur me një kamion.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet për një persona të vdekur dhe persona të lënduar.

Ndërkohë një person ka mbetur i bllokuar në makinë si pasojë e shtrembërimit të automjetit.

Ndërsa forcat e zjarrfikëses janë nisur drejt vendit të ngjarjes për ta nxjerrë.

https://youtu.be/IC35AwXRQDQ