Benzi u fut poshtë kamionit në Dajç, ja kush është viktima, studiues i njohur nga Shkodra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2021, 22:14
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Dajçit, ku një makinë tip "Benz" është futur poshtë një kamioni.
Si rrjedhojë ka humbur jetën Eduar Grishaj, 55 vjeç. Ora Neës mëson se Grishaj, me banim në Shkodër është studiues dhe përgjegjës i fondit "Pipa" në Bibliotekën e Muzeut Historik në qytetin verior.
Lexo edhe: Aksidenti i rëndë në Dajç, vinçi largon kamionin nga Benzi, identifikohet viktima
Emergjencat kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të tij nga makina, rreth më shumë se një orë pasi kishte mbetur i bllokuar nën kamion.
Sakaq po merret në pyetje edhe shoferi i kamionit në lidhje me shkaqet e aksidentit.