FOTO/ Sherr mes sirianëve në Tiranë, njëri përfundon në spital

Një sherr me sirianëve në Tiranë ka bërë që njëri prej tyre të përfundojë në spital.

Sipas asaj që raporton Policia e kryeqytetit, ngjarja ka ndodhur në bulevardin e "Bajram Curri".

Fatmirësisht, dëmtimet e marra nga i plagosuri janë të lehta dhe pa rrezik për jetën.

Njoftimi i Policisë Tiranë për ngjarjen:

Informacion paraprak

Më datë 17.03.2021, në bulevardin “Bajram Curri”, shtetasi me iniciale H. H., 21 vjeç, është konfliktuar me sende të forta me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar rreth moshës 23-vjeç, ku kanë marrë dëmtime të lehta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ky nuk është rasti i parë kur refugjatët sirianë përfshihen në ngjarje të tilla.