VIDEO/ Fitojnë Bayern dhe Chelsea, ja 8 skuadrat që prekin çerekfinalet e Champions League

Bayern Munchen dhe Chelsea janë dy skuadrat e fundit që presin biletën për në çerekfinalet e Champions League.

Kampionët në fuqi të Europën fituan edhe ndeshjen e dytë ndaj Lazios, me rezultatin 2-1.

Golat për bavarezët u shënuan nga Lewandowski (’33) dhe Choupu-Moting (’73). Ndërsa për Parolo realizoi Parolo në minutën e 82-të.

Ndërsa në “Stamford Bridge”, Blutë e Chelsea-t fituan edhe ndeshjen e dytë ndaj Atletico Madrid, me rezultatin 2-0.

Golat për anglezët i shëuan Ziyech në minutën e 34 dhe Emerson në minutën e katërt shtesë.

8 skuadrat e kualifikuara janë: PSG, Borussia Dortmund, Porto, Liverpool, Real Madrid, Manchester City, Chelsea dhe Bayern Munchen.

Shorti për fazën çerekfinale do të hidhet nesër në mesditë në Nyon të Zvicrës.