Duka: Kandidatët tanë u vendosën poshtë në lista dhe KQZ sot i hoqi

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka u shpreh se Basha iu dha të gjithëve atë që meritonin përveç Nard Ndokës që duhet të ishte në listë i sigurt.

Duka: Vendi i dytë është një vend dinjitoz, përfaqësoj një parti që është aleate me PD dhe e meritoj një vend të tillë. Kandidatët tanë u vendosën poshtë në lista dhe KQZ sot i hoqi. Në gjithë Shqipërinë tani kanë mbetur vetëm tre kandidatë të Partisë Agrare Ambientaliste. Basha iu dha të gjithëve atë që meritonin përveç Nard Ndokës që duhet të ishte në listë i sigurt. PD nëse nuk tenton 19 mandate nuk fiton.