Kikia: Elbasani tregoi se situata nuk është e paqtë. Duka: PS merr vota me subjektet e OFL-së

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka u shpreh se subjekte të OFL-së sot janë të lirë dhe po vërsulen për të marrë vota për PS.

Ndërsa gazetari Mentor Kikia u shpreh se incidenti në Elbasan tregoi se situata politike nuk është e paqtë.

Kikia: Incidenti në Elbasan tregoi se situata nuk është e paqtë dhe për një shkëndijë të vogël edhe mund të trazohet

Duka: Ka një situatë jo të qetë në zgjedhje. Subjekte të OFL-së sot janë të lirë dhe po vërsulen për të marrë vota për PS në ato zona ku kanë influencë ata. Unë do mbledh prova, nëse ata do vijonë të bëjnë të tilla veprime do t`i denoncojmë.