Duka: Ka ende elementë kriminal që duhen denoncuar. Dyrnjaja: PD dhe LSI kanë mosdakordësi

I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka u shpreh se situata nuk është siç ka qenë në 2017, por ka ende elementë kriminal që duhen denoncuar.

Ndërsa gazetari Denis Dyrnjaja kjo ndeshje do përfundojë me rezultat të thellë ose për PS ose për PD.

Duka: Situata nuk është siç ka qenë në 2017, por ka ende elementë kriminal që duhen denoncuar. Duhet të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme përndryshe i kemi dyert të mbyllura gjithandej. Por kjo do t`i kthehet në bumerang Ramës dhe në Durrës do fitoj bindshëm opozita.

Dyrnjaja: Kjo ndeshje do përfundojë me rezultat të thellë ose për PS ose për PD. Ka ca gjëra që nuk shkojnë aq qetë brenda opozitës. PD dhe LSI kanë mosdakordësi me njëra-tjetrën, këtë e kupton kur Luan Rama i kërkon ndjesë Presidentit Meta për djegien e mandateve.