Duka: Shqiptarët po marrin kredi për Covidin, 3 mijë euro në ditë te spitalet private
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2021, 22:50
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kryetari i Partisë Ambientaliste Agrare Agron Duka u shpreh se pacientët po marrin kredi dhe borxh për tu kuruar nga koronavirusi.
Duka: Shqiptarët nuk po përballojnë dot shpenzimet e kurimit të koronavirusit. Nëse kjo pandemi vazhdon familjet shqiptare do varfërohen në maksimum. Për rastet e lehta kostot shkojnë deri në 1.4 milionë lekë. Pacientët po marrin kredi dhe borxh. 3 mijë euro në ditë marrin spitalet private për një person të shtruar me Covid. Shteti duhet të marrë masa. Nuk e di se si taksohen.