Dua Lipa zë vend në kopertinën e revistës prestigjoze "New York Times"
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundmi ka zënë vend në kopertinën e njërës prej revistave më prestigjioze në botë, “The Neë York Times”.
Këtë e ka bërë të ditur në rrjete sociale, pasi ka hedhur disa fotografi të cilat janë realizuar për revistën.
Në fotografinë e parë, ajo ka pozuar me një kostum rozë të lehtë dhe pa reçipeta teksa duket në formë të mrekullueshme.
Paraqitjet atraktive kanë marrë mbi 800 mijë pëlqime dhe komente të ndryshme nga miqtë e fansat.
Dua këtë kohë është duke korrur suksese të madh edhe me albumin “Future Nostalgia”, i cili është bërë më i dëgjuari tri javë radhazi në platformën Spotify duke lënë pas edhe albumin e The Weeknd, “After Hours”.
25 vjeçarja po ashtu ka filluar përgatitjet për çmimet “Grammy”, duke qenë se është e nominuar në gjashtë kategori.