Ndodh sërish fenomeni i çuditshëm, "anije fluturuese" në det
Një imazh i dytë e një anijeje e cila duket sikur po qëndron pezull mbi det është kapur në brigjet e Anglisë.
Javën e kaluar një imazh i një iluzioni të rrallë optik i një anijeje "fluturuese" u kap afër Galmouth, Cornwall, raporton BBC.
Tani një imazh i ngjashëm i një anijeje cisternë nafte është kapur në brigjet e South Shield.
Lexo edhe: Foto e jashtëzakonshme, fotografi kap “anijen në fluturim”
Steven Lomas tha që menjëherë sa pa anijen e ndaloi makinën për të bërë fotografinë.
Z.Lomas tha :"Ishte shumë e çuditshme pasi kisha parë imazhin e bërë në Cornwall disa ditë më parë. Sytë e mi shkruan drej saj, unë ndalova makinën për të pasur një pamje më të mirë."
"Unë jam gjithashtu në fotograf peizazhi, por nuk kisha aparatin tim, prandaj u desh të përdorja telefonin për të bërë fotografinë. Ishte një ditë e mjegullt, kështu që mendoj se ishte një mirazh."
Prezantuesi i lartë i motit në BBC, Jen Bartram tha se "anija lundruese" ishte një "mirazh superior".
Ai tha se ishte "një imazh që duket se po noton mbi horizont dhe më së shpeshti shihet në rajone polare".
"Ky mashtrim i dritës është shkaktuar nga një përmbysje e temperaturës - një shtresë e ajrit të ftohtë mbi det, me ajër të ngrohtë sipër."
"Ky fenomen i njëjtë mund të bëjë që objektet që janë përtej horizontit të jenë të dukshme për syrin e njeriut. Është mjaft e pabesueshme për t'u parë."