Po këndonte ndërsa pastronte shtëpinë, videoja e 8 vjeçares bëhet virale në TikTok

Një vajzë e vogël që interpreton këngën e Alicia Keys "Girl on Fire" po tërheq vëmendjen e miliona ndjekësve në mediat sociale.

Tom Coverly filmoi vajzën e tij Anni, 8 vjeç e cila po interpretonte ndërsa pastronte pishinën e shtëpisë së saj. Coverly e postoi videon në TikTok dhe tani ajo është parë nga 9 milion njerëz.

Coverly i tha "Good Morning America" ​​se gruaja e tij, Tiffany Coverly, është një këngëtare dhe ata nuk e kishin idenë se Anni kishte të njëjtin talent derisa ai e pa duke kënduar.

"Ajo po këndonte me pasionin më të madh," tha ai.

Edhe Keys e komentoi videon, duke lavdëruar Anni për aftësitë e saj duke kënduar. Ajo shkroi :"Unë të dua! Këndo, je e mahnitshme. Dhe "You are on fire."

"Ka qenë një nxitje e madhe për besimin e saj," tha babai i Anni. "Thjesht ka qenë e bukur."

https://www.tiktok.com/@tomcoverlytour/video/6930692660827131142?referer_url=https%3A%2F%2Fwww.goodmorningamerica.com%2F&referer_video_id=6930692660827131142&is_copy_url=0&is_from_webapp=v3&sender_device=pc&sender_web_id=6906772965314086405