Goci: Në listat e PD-së nuk ka asnjë nga Lëvizja për Teatrin

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci u shpreh se sipas një sondazhi rreth 70% e të anketuarve kanë qenë kundër shembjes së Teatrit.

Goci: Pashë një sondazh që 70% e të pyeturve ishin kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Mendoj se kjo ka për të ndikuar fort dhe ka për të qenë një gurë peshë në atë se si do të ndahet të pavendosurit.

Në lëvizjes tonë ka pasur njerëz që kanë qenë afër PD-së, me të drejtën e tyre, por nuk e kanë marrë një përgjigje të tillë për të qenë pjesë e listës. Te lista e PD-së nuk ka asnjë person nga Lëvizja e Teatrit dhe kjo tregon se partitë bëjnë llogari të imta.

https://youtu.be/KpYx26vXvLg