Policia rrethon zonën pas shpërthimit me tritol në makinën e prokurorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2021, 21:42
Një automjet ka shpërthyer në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një lënde eksplozive të vendosur në parakolpin e makinës tip “Mercedes Benz A Class”.
Makina është në pronësi të prokurorit Arjan Muça. Lajmi u konfirmua nga drejtori i Policisë Tiranë Rebani Jaupaj, i cili shtoi se nga shpërthimi nuk ka të lënduar.