Qyno: Politikës i intereson krimi sepse sjell rezultate dhe vota

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se krimi dhe politika kanë një marrëdhënie të ndërsjelltë, për shkak të sjelljes së votave.

Qyno: Të dyja palët kanë nevojën e njëri-tjetrit, sepse qoftë krimi, qoftë ata që kanë probleme me drejtësinë, kapin llogoren e një force politike për të akumuluar pushtet në të ardhmen. Bëhet fjalë për njerëz të tillë që vrapojnë drejt partive, por edhe njerëz politikë që vrapojnë drejt tyre.

Këta individë janë njerëz që kanë një mjedis të vetin dhe kanë një raport të madh për mbledhje votash. Ata kanë ndikim të madh në komunitetin ku jetojnë. Këta janë njerëz që luajnë edhe me para, e nuk kanë frikë që të ekspozohen dhe të jenë operativë. Fushatat tona e kërkojnë këtë gjë me rezultate në fund të ditës.  

https://youtu.be/KpYx26vXvLg