Rama ja kurseu 'ethet' e listave, Fidel Ylli: Më tha tre muaj përpara që do shkosh në Vorë

Zyrtarizimi i listave të kandidatëve për deputetë në 25 prill nga PS u shoqërua me surpriza dhe hatërmbetje, por duket se ky nuk është rasti i Fidel Yllit.

Duket se është ndër të paktët socialistë që zonën se ku do të kandidojë për deputet e ka pasur të qartë 3 muaj përpara 8 marsit, dita ku listat u dorëzuan në KQZ.

Ylli: Listat dolën dje por unë kam më shumë se tre muaj që kryeministri më ka thirrur që ka thënë do të shkosh nga Ishmi, pjesë e qarkut të Durrësit, për të dhënë kontributin në Vorë. Nuk prita listat por kam muaj të tërë që po punoj në terren në një zonë të vështirë për PS dhe shumë shpejt dhe atje do të bëjmë ndryshimin e madh.

Për Ora News, Ylli thotë se Vora, edhe pse një nga zonat më të goditura nga tërmeti i 2019 do të shndërrohet një qytezë europiane.

Ylli: Është një qytet që aq sa u erdhi keq njerëzve për tërmetin, aq do të jenë të gëzuar pas rindërtimit. Në bashkinë e Vorës qeveria ka bërë një masterplan bashkëkohor. Përveç pallateve që janë dëmtuar nga tërmeti do të prishen edhe godina të tjera, do të shpronësohet dhe do të bëhet një qytezë europiane.

Fidel Ylli pranon se procesi i rindërtimit është i vonuar në atë zonë, duke dhënë dhe arsyet.

Ylli: Janë ndërruar tre kryetarë bashkie, po përfitojmë kohën e humbur dhe bashkia është në dispozicion të qytetarëve nga e hëna në të hënë duke u dhënë shpresë kësaj zone të lënë pas dore jo vetëm nga të djathtët që e kanë pasur katër mandate por edhe nga qeverisja socialiste që nuk ka pasur vëmendjen e duhur për këtë bashki.Ne ja lamë zonë të lirë LSI, kjo na ka dëmtuar. Kryeministri ka marrë angazhimin, i ka kërkuar ndjesë kësaj zona dhe ka nxjerrë miliona euro për 20 kilovoltshin. Gjithë autostrada ka drita me 20 kilovolt, ndërsa rrethinat një erë po të fryjë në Durrës janë pa drita. Shumë takime i kam bërë me qiri dhe gjenerator. Tani del fituesi dhe shumë shpejt gjithë bashkia e Vorës do të bëhet me 20 kilovolt. Të gjithë katet e para që kanë biznese, mbi 200 e ca biznese do të marrin po atë kat që kanë pasur biznes, edhe shtëpitë po ashtu. Do të ketë lezet të shkosh në atë qytezë pas rindërtimit.

Sipas Yllit, të gjitha bashkitë që drejtohen nga socialistët janë bërë model.

Ylli: Rilindja urbane u dha frymëmarrje të gjitha qyteteve. I rilindëm qytetet tona, ishin të vdekura pa unaza.

Në listën e PS për qarkun e Tiranës, Ylli është i 15 në radhë.

Tiranë

1. Luljeta Bozo
2. Najada Como
3. Ervin Bushati
4. Ogerta Manastirliu
5. Arben Ahmetaj
6. Ulsi Manja
7. Etilada Gjonaj
8. Arben Pëllumbi
9. Elisa Spiropali
10. Belind Balluku
11. Toni Gogu
12. Etien Xhafaj
13. Ermonela Felaj
14. Xhemal Qefaliaj
15. Fidel Ylli
16. Klotilda Ferhati
17. Alqi Bllako
18. Eduart Shalsi
19. Pandeli Majko
20. Plarent Ndreca
21. Mimi Kodheli
22. Dallendyshe Bici
23. Fatmir Xhafa
24. Ylli Shehu
25. Alfred Mmuharremi
26. Romina Kuko
27. Edmond Rushi
28. Spartak Braho
29. Klodeta Dibra
30. Ornaldo Rakipi
31. Bora Muzhaqi
32. Eljo Hysko
33. Vaid Shaba
34. Kledina Skendo
35. Halit Valteri
36. Tahir Muhedini

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Besjana Kuçana