Ulen sërish infektimet e reja, 16 viktima në 24 orët e fundit. Më i riu 41 vjeç
Pësojnë ulje infektimet e reja me Covid-19 në Shqipëri.
Sipas asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3077 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 602 persona.
Sa i përket vdekjeve, 16 qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin, më i riu 41 vjeç.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
243 raste në Tiranë, 29 raste në Korçë, 28 raste në Durrës dhe Fier, 27 raste në Shkodër, Sarandë, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Lezhë, 14 raste në Kamëz, Gjirokastër, 11 raste në Berat, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Elbasan, Pogradec, 7 raste në Mirditë, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Kurbin, Vau i Dejës, Librazhd, Prrenjas, 5 raste në Devoll, Kukës, Kavajë, Gramsh, Shijak, 4 raste në Mallakastër, Kolonjë, 3 raste në Tropojë, Përmet, Delvinë, 2 raste në Divjakë, Dibër, Kuçovë, Vorë, Patos, 1 rast në Krujë, Mat, Belsh, Himarë, Memaliaj, Skrapar, Maliq, Poliçan.
VIKTIMA
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 41-78 vjeç.
SITUATA NË SPITALE
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 620 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
Statistika (11 Mars 2021)
Raste të reja ditore 602
Të shëruar në 24 orë 761
Të shtruar në spitale 620
Humbje jete në 24 orë 16
Testime ditore 3077
Testime totale 501,153
Raste pozitive 115,442
Raste të shëruara 78,259
Raste Aktive 35,181
Humbje jete 2002
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23511
Fier 2540
Vlorë 1659
Durrës 1662
Shkodër 1327
Gjirokastër 1219
Korçë 879
Elbasan 624
Lezhë 694
Berat 420
Dibër 340
Kukës 306