Analfabetizmi në rritje, në Shqipëri 44 mijë persona që nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë
Në vitin 2021 në Shqipëri ka ende persona të cilët nuk dinë të shkruajnë dhe të lexojnë shqip. Një raporti i UNESCO përcjell të dhëna të trishta përsa i përket analfabetizmit.
Statistikat i përkasin vitin 2018 dhe në bazë të tyre 44 mijë persona në Shqipëri janë analfabetë. Ndër këta persona 3000 i përkasin moshën 15 deri në 24 vjeç.
Sipas këtij raporti, ky fenomen më së shumti është i përhapur në komunitetin rom dhe tek personat me aftësi të kufizuara.
Edhe pse arsimi është i detyrueshëm deri në moshën 16 vjeçare, vetëm 92 % e nxënësve mbarojnë arsimin bazë.
Në raport thuhet se varfëria dhe largësia nga shkolla janë arsyet kryesore pse fëmijët lënë shkollën paera përfundimit të klasës së 9.
Kjo problematikë është evidentuar nga Edi Rama në opozitë, madje në zgjedhjet e vitit 2013 ai kërkionte votën për të larguar qeverinë që kishte lënë 57 % të popullsisë analfabetë. Por 8 vite më vonë situata duket se është e njëjtë.