Ndryshon masa e sigurisë për dy infermieret, Apeli merr vendimin

Gjykata e Apelit ka liruar dy infermieret Sheqerie Koci dhe Mira Bushi.

Prokuroria e Apelit ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.

Dy infermieret e spitalit “Shefqet Ndroqi” kishin mbetur pa ndryshuar masën e arrestit nga seanca e parë për shkak të mungesës së prokurave. Ato janë liruar për shkak të kushteve familjare.

Lexo edhe: Apeli liron infermerien dhe sanitaren, u arrestuan si ‘bashkëpunëtore” të Tires

Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi u akuzuan si bashkëpunëtore te sanitares Tire Alldervishi, për krijimin  e një skeme të mirëfilltë me qëllimin e vetëm kriminal që të përfitojnë sa më shumë në kurriz të pacientëve të sëmurë me sëmundjen e Covid-19 dhe familjarëve të tyre.