Sherr me thika te terminali i autobusëve, plagoset i riu

Dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin pranë terminalit të autobusave të veriut fillimisht fizikisht, më pas konflikti ka agravuar deri në përdorimin e thikës, duke lënë të plagosur njërin prej tyre.

Autori Rudolf Nikolla, 34 vjeç, nga Mati ka plagosur me thikë Robert Kurtin, 32 vjeç i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i ngjarjes është në kërkim nga policia dhe nuk dihet nëse dy personat kanë pasur konflikte të mëparshme.

Rudolf Nikolla nuk njihet si person me precedent të mëparshëm penalë dhe policia beson se konflikti mund të ketë nisur për motive të dobëta.

Policia po sekuestron gjithë pamjet filmike për të pasur një dinamikë të plotë të ngjarjes.