Përdornin lokalin për lojëra fati, arrestohen dy të rinj në Sarandë

Dy të rinj kanë rënë në pranga në qytetin e Sarandës, pasi u konstatua se ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit në një lokal.

Sipas informacioneve, janë arrestuar A.L., 29 vjeç dhe A.P., 23 vjeç, të dy banues në Sarandë, pasi gjatë  një kontrollit të ushtruar nga policia në lokalin e A.L., në lagjen nr 1, u zbulua se nëpërmjet pajisjeve kompjuterike shërbenin edhe zhvillimin e lojërave të fatit.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në lokalin e shtetasit A. L., në lagjen nr. 1, Sarandë, ku ishte i punësuar dhe shtetasi A. P., u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pajisje kompjuterike që shërbente për zhvillimin e lojërave të fatit”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.