Ditë zie për aktorin e madh Muharrem Hoxha, bashkëshortja humb betejën me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Mars 2021, 09:02
Dita e enjte është ditë zie për aktorin e njohur të humorit Muharrem Hoxha dhe familjen e tij
Bashkëshortja e tij, Jalldiz Hoxha nuk ka arritur t’i mbijetojë infektimit me Covid-19, duke humbur jetën në moshën 65 vjeçare.
Ora News ka mësuar se përcjellja e saj drejt banesës së fundit do të bëhet mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Aktori Hoxha prej disa kohësh ishte larguar nga skema e humorit shqiptar, duke iu përkushtuar më shumë familjes që tashmë po kalon ditë të vështira.
