Mbetjet kockore të biznesmenit Davide Pecorelli mbërrijnë në Romë, nis analizimi i tyre

Mbetjet kockore të gjetura në automjetin e djegur në afërsi te Pukës të sipërmarrësit italian Davide Pecorelli kanë mbërritur në Romë e po analizohen në laboratorët e Policisë shkencore.

Sipas informacioneve, do të bëhet krahasimi me ADN me katër fëmijët e tij (3 fëmijë nga bashkëshortja e parë dhe një vogëlushin prej pak muajsh nga partnerja shqiptare).

Lexo edhe: I zhdukur që prej 7 janarit, familjarët në kërkim të biznesmenit italian Davide Pecorelli

Kryeprokurori i Perugias Raffaele Cantone ka hapur dosjen hetimore për vrasje të qëllimshme kundër personave të panjohur e trafik droge. Ndaj akuzës së fundit ka një sekret të rezervuar hetimesh.

Lexo edhe: Misteri i zhdukjes së Davide Pecorelli, hetuesit italian “përjashtojnë” pistën e vrasjes së biznesmenit