Murrizi: Luljeta Bozo nuk do të votohet nga militantët e PS-së, do dalë e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2021, 22:53
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i Lëvizjes Demokratike të Shqipërisë, Mylim Murrizi u shpreh se militantët nuk kanë për ta votuar Luljeta Bozon.
Murrizi: Me gjithë respektin për moshën dhe kontributin, është 79 vjeçe Luljeta Bozo. Një grua kaq e nderuar, pse duhet ta votojnë socialistët. Militantët nuk kanë për ta votuar. Ajo do të përfundojë në fund të listës. Kjo është turp. Kam frikën se këto figura do të fëlliqen në fund.