Nesturi: Lista e PD-së mbrojtje për ata që janë figura kryesore, e bërë nxitimthi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2021, 22:22
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, diplomati Plator Nesturi u shpreh se lista e PD-së është listë mbrojtje për ata që janë figura kryesore dhe që është bërë nxitimthi.
Nesturi: Lista e PD është listë mbrojtje për ata që janë figura kryesore. Kontributi i tyre në fushatë elektorale nuk do jetë ndihmës. Një pjesë e madhe e energjive do të shkojnë te aleatët. Duket që në hartimin e listave ka një lloj nxitimi. Lezha ka pasur një përfaqësues nga Lezha, Laçi dhe Mirdita, këtë herë nuk kemi përfaqësues nga Lezha.