Barjami: Lista e PD në Vlorë shumë më cilësore se në 2017. Hitaj: Rama po bëhet si Berisha me kritikët
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, Ermal Barjami u shpreh se Lista e PD në Vlorë shumë më cilësore se lista e 2017.
Ndërsa gazetari Arbër Hitaj tha se Rama po kopjon Berishën, pasi ka vrarë traditën e zërave kundër në parti.
Barjami: Lista e PD në Vlorë shumë më cilësore se lista e 2017. Leskaj përfaqëson më së miri vlonjatët, i ka ndihmuar ata. PS kandidon të parën një grua, që nuk është shumë e njohur në Vlorë.
Hitaj: Këto janë lista frike. Nuk ka risi. Janë zgjedhur emra që nuk i thonë ndonjë gjë të madhe publikut. Është listë spastrimi. Ekipi për drejtuesit politik mund të jetë i mirë, por jo për publikun. Rama po kopjon Berishën. Rama ka vrarë traditën e zërave kundër në parti. Kryeministri mund ta largonte Ditmir Bushatin duke e futur në listë, në fushën e betejës. Kritikat e Bushatit kanë qenë të buta, jo agresive. PS po vendos kandidatët e saj në provë.