Murrizi: Lista e partisë time nuk ka spiunë sigurimi, listat e PD-së dhe PS-së janë mish-mash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2021, 21:45
I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se listat e partisë së tij nuk përmbajnë spiunë sigurimi dhe se listat e PD dhe PS janë mish-mash.
Murrizi: Lista e partisë sime përbëhet nga 156 kandidatë, 63 prej tyre gra e vajza. Nuk kanë qenë spiunë sigurimi, nuk janë hajdutë administrate. 85% e kandidatëve janë të rinj. Shpresoj që qytetarët më 25 prill të ndëshkojnë hipokrizinë e politikës shqiptare. Listat e PD dhe PS janë mish-mash. Basha së pari duhet t'ju kërkojë2 falje atyre që ka futur në listë se i ka akuzuar si njerëz të shitur. Pretendoj për 6-7 mandate.