Meta: Zgjedhjet e 25 Prillit, më të rëndësishmet që nga Kongresi i Lushnjës

"Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë".

Në një intervistë për emisionin "Ballafaqim", në TV Apollon, Presidenti i Republikës Ilir Meta është shprehur se, zgjedhjet e 25 Prillit janë zgjedhjet më të rëndësishme që nga Kongresi i Lushnjes.

Presidenti Meta: Demokracinë ne Shqipëri e ka kapur koncepti i partisë-shtet përmes kapjes se te gjitha institucioneve. Prandaj janë vendimtare zgjedhjet e 25 prillit për një restart te demokracisë, te shtetit te se drejtës, te garantimit te te drejtave kushtetuese qe cenohen çdo dite.

Te mos lejojmë me qe autoritarizmi te beje një hap përpara sepse një popull qe fle ne demokraci, zgjohet ne diktature. Qe te parandalojmë një gjë te tille duhet te mbrojmë sistemin duke reaguar sa here preket e drejta dhe liria e çdo qytetari.

Kam fituar ne çdo beteje me mazhorancen dhe këtë e ka konfirmuar edhe Komisioni i Venecias.

Nëse do kishim patur Reforme dhe jo Ramaforme ne Drejtësi, autoret e dosjeve te Shijakut dhe te Dibrës nuk do te ishin sot kandidate për deputete ne Vlore, ne Tirane, ne Durrës apo edhe ne Dibër.

Nuk pres te kemi zgjedhje te standardeve daneze ne një vend ku qeveria prish Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe ndryshon Kushtetutën me një Kuvend qe te gjithë shqiptaret e dine se çfarë përfaqëson.

Janë zgjedhjet më të rëndësishme në 100 vitet që vijnë, që nga Kongresi i Lushnjës. Unë kam besim te demokracia. Çdo qytetar te kutia e votimit do votoje te jetë në paqe për familjen e tij, për fëmijët dhe të ardhmen e Shqipërisë.