Nesër mbërrijnë 38,400 dozat e para të "AstraZeneca", do vaksinohen mësuesit

Nesër mbërrijnë në Shqipëri 38,400 dozat e para të vaksinës anti-Covid, prodhuar nga "AstraZeneca".

"LAJM I MIRË Pasnesër mbërrijnë 38 400 DOZAT E PARA TË VAKSINËS ASTRAZENECA dhe nisim menjëherë vaksinimin e mësuesve", ka njoftuar kryeministri Rama në një postim të tijin në Facebook.

Këto vaksina do të shfrytëzohen për të vaksinuar mësuesit.

Procesi do të nisë të shtunën me mësuesit e Tiranës. Nga ana e institucioneve kanë nisur përgatitjet.

Në total pritet ti nënshtrohen këtij procesi rreth 30 mijë mësues.

Lexo edhe: Ulen rastet e reja, 17 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit, më e reja 22 vjeçe