Basha citon ish europarlamentarin: Kompanitë gjermane duan të investojnë në Shqipëri, por...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2021, 21:26
"Nuk investohet në një vend ku ke frikë se nuk ka sundim të ligjit".
Kështu është shprehur Elmar Brok, ish europarlamentar dhe politikan i CDU-së gjermane në një bashkëbisedim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe jo vetëm.
Një pjesë të fjalës së tij e ka shpërndarë vetë kryedemokrati në Facebook.
Sipas Brok, ka një sërë biznesesh gjermane që duan të investojnë në Shqipëri, sidomos në turizëm, por stepen.
Elmar Brok: Ka një sërë biznesesh gjermane që janë të interesuara për të investuar në Shqipëri, sidomos në turizëm. Sundimi i ligjit, zgjedhjet e ndershme dhe të lira, anti-korrupsioni, janë thelbësore për investimet e huaja. Pa këto nuk do të ketë investime. Nuk investohet në një vend ku ke frikë se nuk ka sundim të ligjit.