"Do ti heqim nga koncesionet dhe PPP-të", Bregu: Bujqësia prioritet për LSI, parashikojmë 200 milionë euro në vit
Vojo Bregu, drejtues politik i LSI për Vorën dhe kandidat në listën e kryeqytetit, në një intervistë për Ora News është ndalur ndër të tjera edhe te programi i forcës politike që ai përfaqëson në sektorin e bujqësisë.
Sipas Bregut, një ndër 5 pikat kryesore në programin e LSI është bujqësia, për të cilën parashikohet një mbështetje me 200 milionë euro në vit, ndërsa shtoi se sot jepen vetëm 8 milionë euro.
“Ne kemi 5 pika në program, që janë 5 pika kryesore. Dhe një nga këto 5 pika kryesore është bujqësia. Ne kemi parashikuar 200 milionë euro në vit për bujqësinë nga fondet e buxhetit të shtetit sepse fondet aktuale për të cilat flitet me aq shumë bujë nga qeveria, janë fonde të Bashkimit Europian. Janë rreth 93 milionë euro fonde për 4 vite. Ndërsa nga buxheti i shtetit janë rreth 8 milionë euro në vit. Pra do të kemi një rritje fantastike të buxhetit të shtetit për bujqësinë. Do ti heqim nga koncesionet, nga PPP-të dhe do t’ja kalojmë bujqësisë”, u shpreh Bregu.
Duke folur për rimbursimin e nafës përfermerët, kandidati për deputet i LSI u shpreh: “Sa i përket rimbursimit të naftës, kemi një dështim të qeverisë pasi nga 70 mijë fermerë, të cilët janë të pajisur me NIPT, kanë aplikuar vetëm 14 mijë. Pra, kjo tregon mungesën e besimit ndaj kësaj qeverie në ikje”.
Lexo edhe: Lista e LSI-së: Kryemadhi kandidon në Tiranë, Elbasan e Fier. “Blindohet” Tirana Rama në Vlorë
Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për web Aurel Rakipllari