Sherr mes të rinjve në Vlorë, njëri përfundon në spital

Sherr me të rinjve në qytetin e Vlorës, ku njëri prej tyre ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjjen Pavarësia.

Sipas asaj që raporton gazetari i Ora News, Edi Ruçi, sherri masiv ka ndodhur në rrugë ndërsa mësohet se nuk janë përdorur sende të forta dhe armë.

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit dhe as gjendja shëndetësore e të plagosurit, ndërsa Policia e Vlorës nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar për ngjarjen.