Ju flet Moska: Zgjedhjet e 25 prillit me rezultatin e shpallur në 11 shkurt!

Zgjedhjet e 25 prillit dhe një deklaratë e ambasadores Yuri Kim në 11 shkurt se kryeministri Rama e ka garantuar se Tom Doshi nuk do të ketë ndonjë rol në krijimin e qeverisë së tij pas zgjedhjeve ishin në fokus të emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj: Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA dhe më vonë pas tyre deri më sot u fol shumë për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, duke tjetërsuar rezultatin në dobi të njërit prej kandidatëve, të Donald Trump. U bë një hetim zyrtar. Ndërhyrja ruse në zgjedhjet amerikane nuk është ndonjë çudi,Rusia ka synime të tilla. U fol shumë për ndihmën që mori Trump, u tha se Rusia kishte synim të zgjidhte një kandidat të caktuar. Nuk është kaq e thjeshtë, Rusia kishte si qëllim të minonte demokracinë amerikane. Kjo ishte fitorja kryesore e Rusisë. Trumpin e përzgjodhi si një demagog. Ndërhyrja në zgjedhje bëhet me mënyrat që zotëron një fuqi e huaj kur ndërhyn. Nëse Rusia do të kishte ndikim në SHBA atëherë do të dilte Ambasadori rus në Uashington para zgjedhjeve dhe do të thoshte kam biseduar me Trump për krijimin e administratës së tij të pasgjedhjeve. Në këtë moment Ambasadori rus do të shpallej non grata, Trump do të përjashtohej zyrtarisht nga zgjedhjet dhe do të arrestohej madje. Në 11 shkurt, ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, deklaroi se ka biseduar me kryeministrin Rama për qeverinë e paszgjedhjeve. Rasti i kësaj thënie ishte një shqetësim i ngritur nga Ambasada për rikandidimin e deputetit Tom Doshi. Ambasadorja Kim tha se kryeministri Rama më ka siguruar se Doshi nuk do të ketë asnjë rol në krijimin e qeverisë pas zgjedhjeve. Zonja Kim u nis ti binte Doshit dhe i ra demokracisë shqiptare, i ra me një "bombë bërthamore" dhe e bëri pluhur.

Për analizën e plotë klikoni videon e emisionit.