"Çare i botë kanarit të politikës?", Demalia: Gara elektorale, si sfilatë dritash të kuqe dhe portokalli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2021, 18:45
Sa më shumë i afrohemi 25 Prillit aq më shumë shtohen sulmet e palëve politike ndaj njëra-tjetrës.
Sot ishte sërish kryeministri Edi Rama, i cili sulmoi anëtarët e opozitës, duke mos kursyer as bullizmat. Ndërsa nuk munguan as reagimet e opozitarëve që e etiketuan kryeministrin si "të sëmur mendor".
Lidhur me situatën politike në vend reagon edhe analisti nga SHBA, Ilir Demalia.
Përmes një postimi në Facebook, Demalia e quan garën elektorale si një sfilatë dritash të kuqe dhe portokalli.
“Gara elektorale është kthyer si sfilatë dritash të kuqe dhe Portokalli. Çare i botë kanarit të politikës e çutë me këtë derexhe?!”, shkruan Demalia në postimin e tij.