Forumi/ Kreu i CDU: Korrupsioni e keqja kryesore, zgjedhjet të jenë të lira, Basha: Në listat e PS persona me rekorde kriminale

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të Shqipërisë”, shpalosi planin e tij për të çuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.

Sipas Bashës, kjo gjë arrihet së pari duke përmirësuar jetën e shqiptarëve.

Basha gjithashtu denoncoi dhe faktin se në listat e PS-së ka persona me rekorde kriminale.

Drejtori i Konrad Adenauer për Shqipërinë, Tobias Rüttershoff,  në fjalën e tij hapëse nënvizoi rëndësinë që në zgjedhjet e 25 prillit të ketë garë të pastër mes palëve.

Ndërkohë kreu i ri i CDU, Armin Laschet, tha se Shqipëria duhet të bëjë edhe më shumë për të ecur në rugën drejt BE.

Sipas tij, korrupsioni mbetet një problem i madh për Shqipërinë në këtë rugëtim.

Pjese nga diskutimet

Lulzim Basha: “Fillimi i negociatave pёr anëtarësim ёshtё përparësia jonë mё urgjente me rendësi ekzistenciale dhe strategjike pёr vendin. Stafi i kualifikuar do të jetë pjesë e kësaj agjencie, e cila do të menaxhojë dhe do të shqyrtojë të gjitha kontratat shtetërore për ti dhënë fund praktikave të tmerrshme që e kanë lënë vendin pa dhe një investim të rëndësishëm strategjik nga Europa dhe SHBA në këto 8 vitet e fundit dhe ka tërhequr dyshime nga aktorë ofshore që po kapërdinë dhe po thithin dhe po rrisin borxhin tonë publikë kombëtarë. Do të zbatojmë dhe do të fuqizojmë legjislacionin anti-mafia për ta bërë të pamundur që të jetë kaq lehtësisht te kontrollueshme nga krimi i organizuar në të gjitha instancat, investimet private dhe ato prokurimet publike.

Kryetari CDU, Armin Laschet: Korrupsioni mbetet një problem i madh për Shqipërinë

Armin Laschet: Kritike mbetet tema e korrupsionit. Ajo mbetet ende e keqja kryesore dhe e pengon Shqipërinë ne modernizimin e saj. Zhdukja e korrupsionit nuk duhet te bëhet për integrimin në BE, por për ta bërë vendin me te mire dhe për ta bërë atë më të fuqishëm. Per sa i përket kritereve ekonomike mund te thuhet gjithashtu se Shqipëria ka nevoje për përmirësim të mëtejshëm. Gjithnjë e me shume te rinj braktisin vendin, per kete duhet te behet dicka, ne vitin 2019 nga Shqipëria u larguan 360.000 qytetare nga vendlindja e tyre, kjo duhet te shërbejë si një sinjal paralajmërues qe përgjegjësit te bëjnë me shume për arsimin dhe shanset ne tregun e punës. Sipërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk janë ndeshur gjithnjë me klimën me te mire te zhvillimit për te krijuar vende pune.

Tema Juaj është perspektiva evropiane e Shqipërisë. Ju duhet të diskutoni edhe mbi zgjedhjet e ardhshme, te cilat duhet te jene te lira dhe te ndershme. Një demokraci është vendimtare qe edhe opozita te ndihet e përfaqësuar, qe ajo te ketë te njëjtat shanse dhe është një detyre e rëndësishme për Shqipërinë qe ne prill te mos ngrihen dyshime për ketë gjë.

Basha: Ne listat e PS-se persona me rekorde të zeza kriminale
Basha
: Sot, në listën e Partisë Socialiste, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka prapë persona me rekorde të zeza kriminale, përfaqësues dhe bosë të krimit të organizuar. është fare e qartë dhe unë pres, që Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të flasin qartë dhe prerë për këtë sot, jo pas zgjedhjeve. Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë në konflikt me interesin, me procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky proces do të thotë më shumë transparencë.

Deputeti austriak Reinhold Lopatka: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit jane thelbësore

Reinhold Lopatka: Ju e dini që Austria gjithmonë ka qenë në favor të anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit jane thelbësore për mbështetjen tonë për vende si Shqipëria. Bashkimi Europian do të mbetet i paplotë pa Ballkanin perëndimor duke përfshirë edhe Shqipërinë. Me një shërbim të gjatë në parlamentin Australian dhe anëtar i partisë së njerëzve, mund t’ju siguroj se Austria është e vendosur të vazhdojë të kontribuojë në Shqipëri dhe në afrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndaj i uroj zotit Basha dhe partisë së tij më të mirën në këto zgjedhje, në javët në vazhdim dhe padyshim më të mirën për 25 Prillin.

Eurodeputeti gjerman Michael Gahler: Mbështetje të plotë ndaj PD dhe Lulzim Bashës

Michael Gahler: Me kënaqësi kemi mbështetur përpjekjet e miqve tanë nga Partia Demokratike për të çuar përpara dhe për ti bërë trysni qeverisë. Faktikisht ka një listë parakushtesh që u hartua nga Këshilli i Punëve të Jashtme dhe si EPP ne kemi vijuar të ngremë pyetje qoftë në tekst, qoftë në frymë. Dhe kemi filluar të pyesim për sa i përket angazhimeve që janë ndërmarrë në qershorin e shkuar nëse ato janë përmbushur ose jo. Dhe ne do të vijojmë të ecim përpara në këtë pikëpamje. Aktualisht ne po planifikojmë t’i bëjmë një pyetje komisionit lidhur me legjislacionin për lirinë e medias në Shqipëri, sepse ne besojmë se ende nuk është aty ku duhet të jetë dhe ky është vetëm një shembull dhe gjithashtu për sa i përket çështjeve të tjera të cilat janë përmendur në marsin e vitit të shkuar. Ndërkohë shumë gjëra janë arritur, patjetër, vendi ka ecur përpara por ama duhet të shohim provat, duhet të shohim se si Gjykata Kushtetuese, se si Gjykata e Lartë, se si praktika e zgjedhjeve do të zbatohen dhe se si do të përmbushen kriteret. Besoj se do të jetë patjetër më mirë për Shqipërinë kur miqtë tanë të jenë përsëri në pushtet sesa të vijohet me partinë aktuale e cila eshte sjelle ashtu si eshte sjelle. Kështu që ju uroj më të mirën miqve tanë për 25 prillin dhe jemi të angazhuar dhe e mirëpresim bashkëpunimin.