Kanabisi "zbret" nga malet në shtëpi, fatura e energjisë elektrike i nxjerr zbuluar

“Kultivuesit shqiptarë duken se kanë gjetur një metodë të re të prodhimit të lëndës narkotike atë në ambientet e shtëpisë. Kjo mënyrë përdoret për të mos rënë në sy të policisë, e cila është e angazhuar për menaxhimin e pandemisë.”

Këtë  e konfirmojnë edhe rastet e goditura nga ana e policisë ditët e fundit. L. Nikolla 49 vjeç  me banim në Lezhë ra në pranga këtë të mërkurë, pasi akuzohet se kishte përshtatur banesën e tij në një fermë të kultivimit të lëndës narkotike duke përdorur mjetet të sofistikuara.

Me të njëjtën mënyrë vepronte edhe çifti i bashkëshortëve në Vorë K. dhe A. Zeqo  duke vënë në përdorim katin e 3 të banesës së tyre për mbjelljen dhe rritjen e lëndëve narkotike.

Burimet policore bëjnë me dije se vazhdojnë hetimet për disa raste të tjera për të cilët po mbahen nën vëzhgim të dyshuarit. Për të identifikuar raste të tjera blutë po bashkëpunojnë me OSHEE për të parë se në cilën nga banesat ka konsum të lartë të energjisë si dhe me qytetarët.

Lexo edhe: Ora News te vila e verdhë në Vorë, bashkëshortët e kthyen katin e tretë në serë për kultivimin e kanabisit

Nga ana tjetër zbulimi i këtyre rasteve fill pas kontrolleve ku u angazhuan 2 mijë forca policie, tregon zbulueshmërinë e ulët. Nga operacioni i konkluduar në 5 mars u tha se nuk kishte raste të kultivimit të lëndëve narkotike.

Lexo edhe: Harta: Droga nga Shqipëria me gomone oqeanike në Itali, Gjermani deri në Zvicër