Nesër zyrtarizohet marrëveshja për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Mars 2021, 14:23
Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se nesër zyrtarizohet marrëveshje për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Itali.
Do të jetë ministrja Olta Xhaçka ajo që do të firmosë marrëveshjen,ndërkohë që Rama ka falënderuar Luigi di Maio.
“Nesër ministrja Olta Xhaçka zyrtarizon në Romë marrëveshjen për lejet e drejtimit të shqiptarëve në Ital
Më në fund! Faleminderit Luigi di Maio dhe faleminderit të gjithëve që punuan me durim për të arritur atje.
Tani me marrëveshjen për pensionet e shqiptarëve në Itali, qytetarë shembullorë që nderojnë miqësinë vëllazërore mes Italisë dhe Shqipërisë, duke punuar fort dhe kontribuar për ekonominë italiane për shumë vite”, shkruan Rama.
