Sazan Guri fiton gjyqin ndaj Agikons: Veliaj po ta kishte dorën e gjatë edhe hënën do shkatërronte
Ambientalisti dhe shkencëtari i njohur Sazan Guri fiton betejën gjyqësore me kompaninë Agikons të Gentian Sulës.
Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës e shpalli të pafajshëm ambientalistin Guri.
Kompania ”Agikons” ngriti një padi penale ndaj ambientalistit Sazan Guri pasi ky i fundit deklaroi një një intervistë për RTV Ora se “Kodra e Diellit ishte kodër tektonike dhe ka një prishje tektonike të thellë të lëvizshme”
Kompania në pronësi të Gentian Sulës akuzoi Sazan Gurin për shpifje pasi hasi në refuzimin e profesorit për të përgënjeshtruar vetveten çka solli si pasojë padi penale.
"Unë jam i gëzuar për shumë gjëra, për shumë arsye. E para, jo sepse dola i pafajshëm si Sazan, por mbi të gjitha akoma ne duhet të besojmë të drejtësia shqiptare. Pra, ka segmente, elemente, ka aktorë që e bëjnë jetën të pranueshme në Shqipëri, pavarësisht nga vështirësitë që ka drejtësia.
Në sajë të të drejtës shkencore, por edhe dy avokatëve të nderuar që ditën ta mbronin, por edhe për shkak se drejtësia vuri drejtësi. Nuk bëri një turrë me dru për të djegur mendimin shkencor, por mbështeti mendimin shkencor duke dhënë kurajo çdo shkencëtari në Shqipëri që të thonë të vërtetën shkencore.
Në këtë rast kishim të bënim me një të vërtetë shkencore ku folëm për kodrat që janë të rrëshqitshme që nëse ngarkohen pa kritere dhe prishen pemët do të përballemi dhe me rreziqe," tha Guri.
Lexo edhe: Sazan Guri vijon betejën me Agikons, avokati Goxhaj: Ky është gjyq për shtëpinë e Erion Veliaj
Guri nuk do e lërë me kaq “betejën” me propogandën e Veliajt.
"Ndërkohë që kompania e kryetari i bashkisë që ka prona në këto kodra, mënyra e tij si i ka blerë sepse janë të pangopur këta edhe në numrin e shtëpive, ndërsa ne një shtëpi kemi, një grua, një pasaportë, një biçikletë, një qen, një zyrë, vetëm djem kemi dy ne.
Djem kam dy unë. Ndërsa këta që kanë nga 20 shtëpi, duke filluar nga kryetari i bashkisë i cili do përballet me argumente se si ai ka thënë që Tirana ka plot ajër, por nuk ka tokë, që do të justifikojë që të zërë çdo cep të gjelbër urban dhe këtë po bën.
Historia fillon nga zoti Rama dhe nga lali Eri. Kjo është shumë e dhimbshme dhe ne nuk do ndalemi.
Unë i bëj thirrje kryetarit të bashkisë që të ndalë dorën e gjatë që po ta kishte të gjatë deri në Hënë dhe Hënën do shkatërronte, ky lloj tipi. Prandaj i bëj thirrje të ndalë vrapin," përfundoi ai.