Rama e vendos në pozicion jo të sigurtë, Musa Ulqini largohet nga gara për deputet
Musa Ulqini, një nga emrat më të vjetër të PS, nuk do të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Burime për Ora News bëjnë me dije se, deputeti i qarkut Elbasan ka marrë këtë vendim pasi ka parë emrin e tij në pozicion jo të sigurtë.
Pak më herët, kryeministri Edi Rama njoftoi edhe largimin nga listat për deputetë të Eglantina Gjermanit.
Lexo edhe: E njofton Rama për 8 Mars/ Ish-ministrja Eglantina Gjermani largohet nga gara e 25 Prillit
Musa Ulqini ka përfaqësuar Partinë Socialiste në parlament që nga viti 1992. Ai ka qenë deputet në 7 legjislatura, 5 në Tiranë dhe 2 në Elbasan.
Kujtojmë se në ora 19:30 PS mbledh Kryeninë ku do të zyrtaritohet edhe lista e kandidatëve për deputetë.
Sot deri në mesnatë është edhe afati i fundit i partive politike për të dorëzuar listat në KQZ.
Lexo edhe: PS mbledh kryesinë pasditen e sotme, kush ikën e kush hyn, ja lista paraprake