LDSH publikon listën e kandidatëve, Murrizi i pari në 4 qarqe

16:28 - Lëvizja Demokratike Shqipare, e deputetit Myslim Murrizi publikon listën e kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Vetë kryetari i saj, Murrizi, do të jetë kryesues i listës në qarqet Tiranë, Fier, Korçë dhje Elbasan.

16:24 - LRE-ja e Galdinit dhe ADR-ja e Stojkut publikojnë listën, në garë për Vlorën edhe Boy King

Teksa jemi në pritje të listave të Partisë Socialiste dhe asaj të Partisë Demokratike dhe pasi mësuam kandidatët për deputetë nga LSI, edhe disa parti të vogla kanë bërë publik grupin me të cilin do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Lexo edhe: Kryemadhi publikon listën e LSI! “Blindohet” Tirana me Gjoshën, Vasilin e Spahiun, Luan Rama dërgohet në Vlorë

Mes tyre është edhe Aleanca Demokracia e Re, e deputetit Edmond Stojku dhe LRE-ja e Arian Galdinit.

Mes kandidatëve të ADR-së spikat një 29-vjeçar, kandidat për deputet në qarkun e Tiranës dhe që mban emrin "Boy King", emër shumë i veçantë, por që justifikohet me faktin se i riu ka lindur në Gjermani.

Boy King Hoxha rënditet i treti në listën e kandidatëve për qarkun e Vlorës.

Lexo edhe: PS mbledh kryesinë pasditen e sotme, kush ikën e kush hyn, ja lista paraprake

Lista shumëemërore e çdo Qarku për kandidatët për deputet nga LRE për zgjedhjet e 25 prillit by Ora News Lajme on Scribd