Basha uron 8 Marsin: Ju, gratë e Shqipërisë, jeni forca e vendit, meritoni një qeveri që kujdeset për ju
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2021, 16:36
Kreu i PD-së, Lulzim Basha uron përmes një postimi në Facebook Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Basha shkruan se gratë e Shqipërisë janë forca e vendit dhe pa to nuk ka një vend të fortë.
Basha shton se gratë meritojnë një qeveri më të mirë dhe një qeveri që kujdeset për to.
Basha: Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet të kujtojmë se: Ju, gratë e Shqipërisë, jeni forca e vendit tonë. Pa gra të forta, nuk ka një Shqipëri të fortë. Me gra të forta - Shqipëria mund të përballet me çdo sfidë, dhe ne padyshim që kemi shumë sfida përpara nesh. Ju meritoni një qeveri më të mirë. Një qeveri që kujdeset për ju. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas të gjitha grave shqiptare!