E njofton Rama për 8 Mars/ Ish-ministrja Eglantina Gjermani largohet nga gara e 25 Prillit

Pas Vasilika Hysit, Besnik Baraj, Sadi Vorpsit dhe Reme Lalas, as Eglantina Gjermeni nuk do të jetë pjesë e listës së PS për zgjedhjet e 25 Prillit.

Lajmin e ka njoftuar vetë kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama, në një takim me gratë e PS-së për 8 Mars.

Lexo edhe: PS mbledh kryesinë pasditen e sotme, kush ikën e kush hyn, ja lista paraprake

Rama: Dua të bëj një urim të veçantë për 8 Marsin për dy gra të jashtëzakonshme që kemi pasur fatin e madh dhe unë fatin shumë të madh që ti kemi përgjatë gjithë kësaj rruge dhe që për arsyet e tyre të mirëkuptueshme kërkuan të rrinë rehat. Unë shpresoj të mos rrinë rehat por kjo ishte kërkesa. Eglantina para 8-10 muajsh erdhi dhe më takoi dhe tha dua mirëkuptimin tuaj që të ndërroj edhe njëherë jetë.

Ndërrova njëherë kur erdha nga shoqëria civile në Kuvend, dua të ndërroj edhe njëherë jetë se kam akoma rini dhe fuqi për një eksperiencë tjetër. Dua, tha, të jem në rolin e njeriut që këshillon kur ja kërkojnë këshillat dhe mbështet kur ja kërkojnë mbëshetjen,  por jo të jem në vijën  e parë.

Pastaj erdhi Vasilika, mu rritën kalamajtë tha.Të gjithë kalamajtë e mi janë gati të marrin stafetën që nga vajza ime Etilda te vajza tjetër Klotilda, te djali i madh Toni. Me shumë përulësi, mirënjohje dhe respekt unë dëshiroj që …, porosita dy tufa më të mëdha se tufat e tjera, Eglantina shumë faleminderit, mirënjohje dhe respekt. Vaso shumë faleminderit, shumë mirënjohje dhe respekt. Meqë ju doni t'ua linit rrugën të rinjve dhe të reja ne morëm Najadën dhe Luljetën, që janë brezi më i ri.Besoj që nuk keni vërejtje.

Gjermeni: Në një nga trajnimet kur bënim në opozitë, trajneri  më tha të prezantohem dhe i thashë që kam emiocione. Më tha shumë mirë që ke emocione, kur mos të kesh më emocione duhet të ikësh nga politika.  Po iki para kohe por ka që një periudhë e jashtëzakonshme, përvojë e jashtëzakonshme. Kam mësuar, jam rritur. I jam mirënjohëse gjithëkujt që më ka mbështetur. Më vjen shumë mirë që jemi më shumë gra, vetëm nder i bëjnë PS. Vërtet është një kontribut që dua ta vazhdoj në pjesën e mbështetjes dhe vlerësimit për gratë dhe vajzat.

Hysi: Në politikë ka nevojë për të gjitha moshat. PS është vizion.

Eglantina Gjermeni, përveç se deputete që nga viti 2009, ka mbajtur edhe postin e Ministrit të  Zhvillimit Urban dhe Turizmit në vitin 2013.

Gjatë mandatit 2017-2021, Gjermeni ka përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë qarkun e Durrësit.

Kujtojmë se, në orën 18:00 është njoftuar mbledhja e Kryesisë së PS ku edhe do të zyrtarizohen kandidatët e 25 Prillit.