Greqia shtyn afatin e bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës
Greqia mësohet se ka vendosur të mbajë në fuqi regjimin e lëvizjes së kufizuar me Shqipërinë për shkak të masave kundër koronavirusit.
Pika kufitare e Kapshticës dhe doganat e tjera të vogla do të qëndrojnë të mbyllura deri më 22 Shkurt, sipas raportimit që pritet të konfirmohet nga autoritetet helene.
Gjatë kësaj kohe, askush nuk do të lejohet që të dalë në drejtim të Greqisë, si këmbësor, apo me mjete çdo mjet tjetër të transportit
Hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.
Kakavija mbetet e vetmja pikë kufitare nga ku do të bëhet lëvizja tokësore me Greqinë.
Por nga 1 deri më 15 mars 2021, pika kufitare punon me kufizime.
Dogana është e hapur ora 07:00 deri në orën 19:00, ndërsa lejohen të kalojnë vetëm 400 persona do të kalojnë kufirin nga 750 që ishte më parë.
Ata që do të futen në Greqi do t’i nënshtrohen një testi të shpejtë anti-Covid, rregulli përfshin edhe shoferët e kamionëve të mallrave që kanë qenë të përjashtuar më herët.
Në këto kushte, shumë emigrantë po kalojnë tranzit nga Maqedonia e Veriut drejt Greqisë, duke krijuar fluks në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Shqipëria ndërkohë ndjek politikën e kufijve të hapur me vendet e rajonit, ku veç matjes së temperaturës nuk ka asnjë kusht kufizues në kuadër të masave parandaluese të përhapjes së koronavirusit.