“Shqiptarët populli më i lëvizshëm në Europë” Rama 'fajson' BE për emigrimet masive
“Shqiptarët ndër popujt më të lëvizshëm të Europës.”
Përmes efekteve në salla ku shfaqeshin radhë për të blerë bukë para vitit 1991, apo dallgëve të detit, duke ilustruar emigrimin masiv të shqiptarëve, kryesocialisti Edi Rama gjeti si shkak të largimeve masive pikërisht të shkuarën komuniste dhe trazirat e 97 – 98.
Megjithatë Rama pranon se Shqipëria ishte unike sa i përket sistemit të qeverisjes, por shton po ashtu se në 30 vite është bërë shumë.
“Shqipëria ka bërë në këto 30 vitet e fundit, progresin më të madh në ato shira dhe shumë çka tjetër.”
Për të zhvillimi duhet të ishte më i shpejtë, por akuzon qeveritë paraardhëse, qoftë përmes batutave apo dhe akuzave.
“Falë keqqeverisjes kronike dhe një paaftësie dramatike në drejtimin e saj, dëme dhe vonesa që asnjë vend tjetër ish-komunist nuk i pësoi.”
Largimet masive shprehet ai nuk mund të ndalen dhe janë të tilla edhe në shumë vende, por shkak gjen sjelljen e vendeve të BE ashtu dhe faktorët vendas.
“Nëse do kishin evituar bam-bumet e pambarimta, padiskutim që sot do të ishim shumë më parë.”
Edhe pse pjesa më e madhe e të rinjve kërkojnë emigrimin, Rama shprehet se shifrat flasin ndryshe.
“Në periudhën 2008-2013, kemi më shumë të larguar se sa në 2014-2019."
Në traditën e reklamimit të prurjeve të reja, Rama shprehet se dhe një e kthyer nga emigrimi do të jetë kandidate në lista