"Më shkrijnë gazit..."/ Fuga: Pas shohin vështrimin e Shefit, dalin e thonë "po tërhiqem"
Teksa shumë emra të njohur të Partisë Socialiste i thanë jo pjesëmarrjes së tyre në listat për deputetë më 25 prill me pretendimin se "duan ti krijojnë hapësira të rinjve", për profesorin e njohur Artan Fuga ky është thjesht një narcizëm.
Përmes një postimi në Facebook, ku nuk mungojnë notat e forta të ironisë, akademiku shkruan ndër të tjera se, "më shkrijnë gazit për narcizmin e tyre pa anë e pafund ata ish deputetë ose deputetë që pasi kanë parë vështrimin e Shefit që as ua ka hedhur, dalin në publik dhe thonë: Shiko, unë nuk dua të kandidoj, unë po tërhiqem!"
Postimi i plotë:
Narcizëm pa kufij
Më shkrijnë gazit për narcizmin e tyre pa anë e pafund ata ish deputetë ose deputetë që pasi kanë parë vështrimin e Shefit që as ua ka hedhur, dalin në publik dhe thonë: Shiko, unë nuk dua të kandidoj, unë po tërhiqem!
Hahahahahahaha!
Pale kur thonë se vendin e tyre e hapin për të tjerët! Hahahahaha! A thua se e kanë pasur me tapi, a u ka hedhur bytha rrënjë, a thua se kolltuqet e deputetëve janë me bileta të blera në sportel për persona të veçantë!
Më shkrijnë edhe ata ose ato që kujtojnë se i kanë thirrur për sytë e bukur!
Narcizmi nuk paska kufij! Më hapin barkun edhe ata që pasi nuk janë në listë për deputetë, nisin dhe hedhin baltë dhe topa m. mbi gjithçka, mbi ata me të cilët kanë bërë dush dy herë në ditë! Pale, por as e fshehin cmirën dhe narcizmin e tyre!
Ka faj prokuroria që nuk i merr për b. në hetim për fshehje tentative për krim a korrupsion që e paskan ditur dhe nuk e paskan denoncuar! Cfarë narcizmi!