Dita e 10 e protestës, AKSHE ndërlikon çështjen e fabrikës së fishekzjarreve: Punoni pa squfur
Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve ka reaguar në ditën e 10 të protestave të ARPI SHPK.
Por edhe këtë radhë autoritetet nuk zgjidhin krizën, por përkundrazi e ndërlikojnë duke bllokuar sërish punimet.
AKSHE shprehet se aktiviteti për prodhimin e fishekzjarrëve me qëllim eksporti, mund të vazhdojë, por në mënyrë absurde i heq lëndën e parë, squfurin. Pa këtë material, thotë administratori i kompanisë Pjetër Pëllumbi produktet e tyre nuk mund të prodhohen.
“Na lejon të punojmë, por pa elementin squfur, një gjë tepër e habitshme teknike, e papranueshme. Kjo substancë është pjesë përpbërëse e skedave teknike, e licensës së prodhimit të lëshuar nga vetë AKSHE.”
Drejtuesi teknik i kompanisë tregon procedurën e prodhimit të fishekzjarrëve dhe lëndëve piroteknike duke theksuar se duke i hequr squfurin, produkti do të ishte në kundërshtim me certifikimin e dhënë nga BE, por dhe prej vete AKSHE.
“Pa lëndën e squfurit nuk mund të prodhohet. Në piroteknikë janë të miratuara me karta teknologjike që aplikohet në të gjitha vendet.”
Në njoftimin e fundit të AKSHE, gjithashtu është marrë në konsideratë edhe fakti se ARPI SHPK nuk është në procedim penal, por të bllokuar vijon ta mbaj pretendimi për kushteve teknike.
Punonjësit e kësaj fabrike thonë se procesi nuk përben asnjë rrezik për ta.
Produkti është tepër i qartë dhe i saktë. Është realizuar në mënyrën më perfekte.”
Prej disa muajsh maunet me prodhime shqiptare u bllokuan në doganë, duke mos i lejuar të shkonin në destinacion, ndërsa aktiviteti me të cilin sigurojnë të ardhura dhjetëra familje qëndron i bllokuar.