Festa e 8 marsit "shkrin" akullin në bizneset e luleve, fëmijët me buqeta në duar për heroinat e tyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Mars 2021, 12:15
Sot është 8 marsi, ndryshe nga vitet e tjera ky 8 mars e gjeti Shqipërinë përballë një pandemie e cila ka "gjunjëzuar" shumë persona. Disa kanë humbur nënën nga Covid-19 dhe disa të tjerë detyrohen që ti urojnë festën e 8 marsit heroinave të tyre nga larg.
Nga fotot e siguruara nga LSA pavarësisht motit me vranësira ajo çfarë shohim është një Tiranë e lulëzuar.
Fëmijë të cilët vrapojnë për t'ja çuar buqetat me lule nënave, gjysheve të tyre dhe bashkëshortë të cilët në dyqanet e luleve zgjedhin buqetat më të bukura për gratë e jetës së tyre.